Qeveria italiane në krizë, gazetari shqiptar: Vështirë që të mbahen zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Qeveria italiane në krizë, gazetari shqiptar: Vështirë që të mbahen zgjedhje të parakohshme

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi njoftoi dje tërheqjen e ministrave të partisë së tij nga kabineti, duke i mohuar koalicionit qeverisës, mazhorancën parlamentare dhe duke shkaktuar një kaos të ri politik në vend.

Për situatën politike në Itali, gazetari Arbër Agalliu u shpreh në Euronews Albania se reagimet për këtë vendim të Renzi-t kanë qenë të ashpra si nga ish-aleatët e tij dhe nga italianët.

“Reagimet kanë qenë të ashpra si nga ish-aleatët e Matteo Renzit, sidomos nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yje dhe nga italianët. Në rrjetet sociale e kanë etiketuar Metteo Renz-in si të papërgjegjshëm në këtë fazë pandemie, që Italia po kalon, po përballet me virusin dhe viktimat janë me qindra çdo ditë”, u shpreh ai.

“Opozita ndërkohë me në krye Matteo Salvini-n i bën thirrje presidentit për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa shumë ende nuk e kanë kuptuar se cilat do të jenë lëvizjet e kryeministrit Conte, por shumë të tjerë nuk kanë kuptuar edhe lëvizjet se strategjitë politike të Matteo Renzit”, nënvizoi ai më tej.

Gazetari nënvizoi se gjatë bisedave me politikanët italianë që ka pasur orët e fundit, është informuar se është vështirë që të mbahen zgjedhje të parakohshme.

“Disa kontakte që midis tyre deputetë të maxhorancës me të cilët kam pasur mundësi të bisedoja si mbrëmë dhe sot, më kanë bërë të ditur se vështirë mund të kemi zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Sipas gazetarit është detyrë e presidentit që zgjidhë këtë situatë politike.

“Është detyrë e presidentit në këtë rast që të monitorojë dhe të bëjë çmos për të kuptuar nëse është mundur apo një qeveri e re, dhe me cilin koalicion mund të krijohet qeveria e re”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat