Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës

Shqipëria

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Reshje me intensitet mesatar kanë përfshirë edhe Qafë Pllocën dhe Qafën e Qarrit ku deri më këto momente trashësia e borës ka shkuar nga 2 deri në 5 cm.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale akset momentalisht nuk paraqesin probleme ndërsa bëjnë me dije se mjetet kontraktore ndodhen në terren për mbarëvajtjen e situatës.

Ndërkohë sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në të gjitha akset pasi rrugët kanë prezencë të borës dhe lagështisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat