Kritikat e Ramës për vaksinën, irritohet koordinatori për Zgjerimin në PE: Mos na provokoni duke na përgojuar, plotësoni kushtet

Shqipëria

Kritikat e Ramës për vaksinën, irritohet koordinatori për Zgjerimin në PE: Mos na provokoni duke na përgojuar, plotësoni kushtet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:04
Michael Gahler

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, është shprehur i irrituar nga kritikat e kryeministrit Edi Rama në drejtim të BE-së, për çështjen e vaksinave.

Gahler thotë se Rama duhet të tregohet i kujdesshëm me pazaret jo-europiane dhe me shtete jo miqësore ndaj Europës, duke iu referuar Turqisë.

“Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj, ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian”, shprehet ai, edhe pse Rama në fakt ka refuzuar ndihmën nga palët e treta, po të kujtojmë këtu ofertën që bëri Ambasada ruse në Tiranë për të sjellë vaksina në Shqipëri.

“Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! D.m.th nga qeveria”, vijon Gahler.

Nuk dihet nëse deklarata e këtij të fundit është qendrimi zyrtar i Brukselit, apo mendimi i tij personal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat