Ambasadori anglez: Vullneti i qytetarit shqiptar nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve

Shqipëria

Ambasadori anglez: Vullneti i qytetarit shqiptar nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:19
Duncan Norman

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, vlerëson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë  sfiduese dhe kritike për demokratizimin e vendit dhe integrimin europian.

Sipas tij, duhet ndryshuar humbja e besimit nga publiku tek politika.

Diplomati anglez nënvizoi se në 30 vitet e fundit Shqipëria ka parë progres por megjithatë gjatë zgjedhjeve nuk është respektuar tërsisht vullneti i zgjedhësve shqiptarë.

Norman: Në 30 vitet e fundit demokracia shqiptare ka parë goxha progres por ka pasur edhe hapa pas. Vullneti i qytetarit shqiptar ende nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve.

Fenomente negative, tha ai, janë parë gjatë zgjedhjeve dhe shqetësime si blerja e votës, presione.

Deklaratat ai i bëri gjatë një konference me temë  “Kostot e Demokracisë II, paratë në politikë dhe integriteti zgjedhor” të organizuar nga KRIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat