Ndarja nga jeta e mjekut/ Doktoresha Mustafaraj: Më hidhërove xhaxhi Muharremi me ikjen tende

Shqipëria

Ndarja nga jeta e mjekut/ Doktoresha Mustafaraj: Më hidhërove xhaxhi Muharremi me ikjen tende

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Muharrem Nonaj

Mjekja Obstetër-Gjinekologe shprehet e hidhëruar për ndarjen nga jeta të doktorit Muharrem Nonaj.

“Më hidhërove xhaxhi Muharremi me ikjen tende…Sa shumë ke bërë për të gjithë ne që u lindëm dhe u rritëm në Skrapar…Për mua ishe shok i prindërve të mi dhe babai i shokut tim…U prehsh në paqe!”, shkruan ajo në rrjetet sociale ndërsa shpërndan një status të Shoqatës Shqiptare të ORL.

Në statusin e Shoqatës së ORL thuhet: “Shoqata Shqiptare e ORL dhe Sherbimi ORL me hidhërim të thellë njoftojnë ndarjen nga jeta të mjekut Otorinolaringolog në rrethin e Skraparit Dr. Muharrem Nonaj. Dr. Muharremi i cili shërbeu deri ditën e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Ai shërbeu ne rrethin e Skraparit për më shumë se 45 vjet si mjek otorinolaringolog duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat në këtë specialitet.

Vitet e fundit për shkak të largimit të shume specialistëve nga rrethi i Skraparit Dr. Muharremi ka zgjidhur edhe shumë probleme të specialiteteve të tjera. Zemërgjerësia dhe përkushtimi ndaj pacientëve e kanë bërë Dr. Muharremin nje figurë te dashur dhe të respektuar për të gjithë rrethin e Skaraparit, qytetin e Poliçanit dhe atë të Beratit. I shprehim ngushëllimet e thella familjarëve dhe lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat