A ka në Shqipëri variante të reja të koronavirusit? Ministrja Manastirliu ka një apel për qytetarët

Shqipëria

A ka në Shqipëri variante të reja të koronavirusit? Ministrja Manastirliu ka një apel për qytetarët

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Ogerta Manastriliu

Në një dalje për mediat ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu foli edhe për variantet e reja të koronavirusit.

Ministrja deklaroi se ISHP dërgon vazhdimisht mostra të analizave lidhur me mutacionet e reja që po qarkullojnë.

“ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi edhe një apel për qytetarët që të ruajnë vigjilencën pasi situata është delikate.

“Ju bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë”, tha ajo.

Sjellim në vëmendje që varianti i ri britanik i koronavirusit qarkullon në vendet fqinje si Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që nuk kemi ende asnjë rast të zbuluar në Shqipëri.

Vendi ynë ka regjistruar shtim të shifrave të rasteve me koronavirus dhe numrit të pacientëve në spitale. Gjatë një konference për media të mbajtur dje nga Komiteti Teknik ju bë apel qytetarëve të mbajnë maskat dhe distancën fizike, duke u theksuar se jemi ndër të paktat vende që nuk po i respektojmë si duhet rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat