Gropat në asfalt, pas reshjeve të shiut kthehen në pellgje me ujë në rrugët e lagjes Sanxhak të Kurbinit
Lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve bëhet e vështirë.
Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke vështirësuar jetesën e banorëve të zonës, vetëm pak kilometra larg qytetit të Laçit.
“Makinat e vogla nuk kalojnë vetëm traktori kalon këtu”
“Më mirë ta rregullojmë vetë se ka 20 vjet që së ka çarë kaptinën kush” shprehen banorët
Banorët akuzojnë bashkinë e Kurbinit për mungesën e vëmendjes.
Në situatë të ngjashme është në të gjitha fshatrat e Kurbinit, që vuajnë mungesën e investimeve kryesisht në infrastrukturë.