“Arsimi do të jetë dyfishimi i arsimit”, Rama publikon gafën e radhës të PD-së

Shqipëria

“Arsimi do të jetë dyfishimi i arsimit”, Rama publikon gafën e radhës të PD-së

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shfrytëzuar një tjetër gafë nga kampi demokrat për të ironizuar kundërshtarët e tij politikë.

Ai ka publikuar një video të shkurtër të Albana Vokshit gjatë një interviste televizive kur flet për programin e PD-së për arsimin.

Por në një moment, ish-deputetja e PD thotë se “arsimi do të jetë dyfishimi i arsimit”, një fjali pa kuptim që sigurisht nuk mund të kalonte pa u kapur nga socialistët.

Kreu i qeverisë shkruan krah videos “Për inat të Mark Markut”.

Ndërsa po i afrohemi cdo ditë zgjedhjeve të 25 prillit, gara mes partive politike është bërë akoma dhe më e ashpër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat