“Situata jashtë kontrollit në Shqipëri” Gjeka: Nuk respektohen masat

Shqipëria

“Situata jashtë kontrollit në Shqipëri” Gjeka: Nuk respektohen masat

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Arben Gjeka

Doktori shqiptar në Itali, Arben Gjeka në një intervistë për Ora Neës ka thënë se në Shqipëri nuk respektohen masat anticovid.

Sipas Gjekës situate është jashtë kontrollit në vendin tonë, me një indeks pozitiviteti prej 25%.

Gjeka: Jemi jashtë çdolloj kontrolli. OBSH që nga fillimi i pandemisë dha indekset e saj që parashikonte që për një kontroll të pandemisë nuk mund të kalojë indeksin e pozitivitetit nga 3 deri në 12%. Në muajin maj e korrigjoi këtë shifër dhe u tha që për stabilitet të situatës do të kemi 5% të pozitivitetit të paktën për dy javë. Në një indeks pozitiviteti 25% situata në Shqipëri është jashtë çdolloj kontrolli.

Rritja e rasteve të reja është lidhur në njëfarë mënyrë me festat e fundvitit, por edhe me fillimin e shkollave. Kjo do të thotë që është e vërtetë që moshat e reja dhe fëmijët infektohen më lehtë apo shumë herë pa simptoma ose me simptoma të lehta, por harrojmë që çdo person që infektohet, është në gjendje të infektojë dhe të tjerët.

Arsyeja është edhe fakti që në Shqipëri nuk respektohen rregullat. Dëgjoj miq dhe familjarë që më thonë se kafetë dhe restorantet janë plot, nuk respektohen rregullat e mbrojtjes individuale me maska, me higjienë ose distancim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat