Saranda me shëtitore të re/ Rama në Përmet flet për investime arabe në turizëm

Shqipëria

Saranda me shëtitore të re/ Rama në Përmet flet për investime arabe në turizëm

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:58
Edi Rama

Kryeministri Rama ka parë nga afër punimet për ndërtimin e shëtitores së re të madhe në qytetin e Sarandës.

Në gjithë gjatësinë e saj nga porti deri përtej ish hotel Butrintit, shëtitorja është zgjeruar dhe janë shtuar hapësirat e plazheve.

Punimet pritet të përfundojnë para nisjes së sezonit të pushimeve. Në këtë qytet është në proces edhe ndërtimi i një rruge të re. Gjatë inspektimit kryeministri shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Sarandës dhe deputeti i zonës Alket Hyseni.

Më herët ai ishte qarkun e  gjirokastës dhe foli për një projekt ambicioz investimesh në Përmet.

 “Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës për këtë investim ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cenojnë peisazhin apo natyrën, duan të investojnë në struktura fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit”, tha Rama.

Sheshi ikonik i Gjirokastrës njohur si sheshi Çerçizit do të jetë tërësisht një hapësirë pedonale.  Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i PS në Gjirokastër Bledi Cuçi panë nisjen e punimeve ku përfshihet edhe një një parking nëntokësor trekatësh me 300 vende.

Një tjetër investim në Gjirokastër lidhet me ndërtimin e  bajpasit të zonës historike. Përmes kësaj ndërhyrje synohet çlirimi qytetit nga trafiku makinave  duke hapur kështu një perspektivë të re për lagjen Dunavat. Krahas Baypassit do të  ndërhyhet  në vijim me restaurimin e shtëpive siç u bë me  Qafën e Pazarit në funksion të rritjes të turizmit. Pjesë e investimeve në Gjirokastër janë edhe muzeu i qytetit bashkë me Kinoteatrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat