Kush do të marrë libra falas? Boçi sqaron programin për arsimin dhe mënyrën e shpërndarjes së teksteve

Shqipëria

Kush do të marrë libra falas? Boçi sqaron programin për arsimin dhe mënyrën e shpërndarjes së teksteve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:47
Luçiano Boçi

Në programin e Partisë Demokratike për arsimin, përveç reformimit të arsimit të lartë, Lulzim basha premtoi edhe ndryshime në sistemin parauniversitar.

Një nga angazhimet e këtij programi, ishte edhe sigurimi i librave falas për nxënësit. Eksperti i grupit të punës që ka hartuar programin për arsimin, Luçiano Boçi sqaron për Euronews Albania se si do të funksionojë shpërndarja e teksteve.

“Tekstet janë falas nga klasa e I në të IX. Për familjet që janë me ndihme ekonomike do ketë edhe mbështetje për shkollën e mesme”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

Boçi thotë se kostoja këtij angazhimi është e llogaritur, dhe të mbulohet nga shtimi i buxhetit për arsimin që Partia Demokratike ka premtuar.

“Patjetër që ka një kosto financiare, që është parashikuar nga ekonomistët se është e përballueshme nga buxheti i qeverisë së ardhshme. Derisa do dyfishohet buxheti i arsimit parauniversitar, kostot janë të përballueshme”, shtoi ai.

Premtim tjetër ishte edhe zgjatja e orarit të qëndrimit të nxënësve në shkollë, duke shtuar orë suplementare.

“Është një zgjatje e orarit sipas parimit gjithë ditën në shkollë, deri në orën 4 mund të vazhdohet me orë shtesë, studime dhe organizime të argëtimeve të ndryshme. Mungesa më e madhe sot është edhe pjesa e argëtimit, do e realizojmë këtë hapësirë kohore nën mbikëqyrjen e mësuesve që pas orës 4 fëmijët të kenë mundësi të pushojnë”, thotë ish-deputeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat