Ministrja Spiropali shfaq anën e panjohur si amvisë dhe tregon pjatën që di të gatuajë më mirë

Shqipëria

Ministrja Spiropali shfaq anën e panjohur si amvisë dhe tregon pjatën që di të gatuajë më mirë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Ministrja Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin Fitstation me Çenkuela Hasën, në News24. Në këtë intervistë ajo rrëfeu anën tjetër të saj, atë që nuk e shfaq kurrë në ekran, që është aftësia e saj në kuzhinë. Spiropali u tregua e sinqertë dhe tha se nuk është aspak eksperte gatimi, por disa pjata të thjeshta di t’i bëjë. Pika e saj e fortë janë pastat dhe është receta që gatuan më shpesh për familjen e saj.

“Të them që jam ndonjë eksperte gatimi, nuk jam! Do jem e sinqertë për këtë pjesë se duket sikur gratë i bëjnë të gjitha, por pastat i bëj. Është një nga gjërat që di t’i bëj dhe kudo që shkoj, unë porosis pasta. Duan pak kohë të bëhen, por duhet të dish t’i bësh mirë, jo shkel e shko, Edhe mishin e gatuaj", - u shpreh ajo.

Ministrja foli më tej për marrëdhënien që ka me ushqimin dhe sportin.

“Unë nuk jam e çmendur pas sportit të them të drejtën. Vetëm në verë praktikoj not, por edhe lëviz dhe eci shumë për shkak të punës. Unë ha gjëra që më shijojnë dhe janë të shëndetshme. Nuk jam grykëse, nuk ulem të ha me orë të tëra me volum, ha shpesh dhe gjëra të vogla. Më shijonë gjërat e fëmijërisë, për shembull darka, më shijon vaji ullirit apo djathi i bardhë, ullinjtë, gjëra të tilla që janë fshati, edhe vezët i marrim fshati, nuk ndodh që t’i blejmë”, -tha ajo.

Spiropali është nënë e dy fëmijëve, vajzës Nalta, 6 vjeç dhe djalit Kren, 1 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat