Covid i merr jetën taksistit dhe një gruaje në Sarandë

Shqipëria

Covid i merr jetën taksistit dhe një gruaje në Sarandë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Dy persona raportohet se kanë humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi në Sarandë. Rasti I parë është një grua 65 vjeçare e cila humbi jetën në urgjencën e spitalit të Sarandës e ndodhur atje prej disa  ditësh nën trajtimin e mjekëve.

Ndërsa rasti i dytë është një taksist 67 vjeçar, i cili ka humbur jetën pas 15 ditësh qëndrimi në spitalin Covid në Tiranë.

Në Sarandë situata me koronavirus vazhdon të jetë shqetësuese.

Vetëm në ditët e para të shkurtit raportohet se kanë rezultuar pozitiv, 225 raste. Ndërkohë që numri i të sëmurëve që ekzaninohen me skaner  është mbi 100. 

Nisur nga situata në urgjencën e Sarandës është  dyfishuar numri i shtretërve dhe dhomave si dhe janë 16 shtretër të cilët shërbejnë për tirazhimin e rasteve.

Në spitalin bashkiak të Sarandës janë vetëm dy mjekë specialistë për këtë situatë të krijuar nga Covidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat