Lehtësohen studentët: Sezoni i provimeve zgjat 45 ditë, studentët nuk penalizohen nga mungesat

Shqipëria

Lehtësohen studentët: Sezoni i provimeve zgjat 45 ditë, studentët nuk penalizohen nga mungesat

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit publikon udhëzimet e fundit për provimet e sezonit të dimrit për studentët e të gjithë universiteteve.

Sipas këtij udhëzimi do të jenë universitetet të cilët do të përcaktojnë nëse provimet do të bëhen në auditore apo jo por gjithmonë duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjithë masat anticovid.

Gjithashtu u jepet e drejta studentëve të cilët nuk kanë mundësi të hyjnë në provimet e këtij sezoni të kenë të drejtën të hyjnë në provime në një sezon të ndërmjetëm.

Një tjetër pikë  e rëndësishme është që u kërkohet pedagogëve të mos penalizojnë studentët me mungesa.

Për provimet e sezonit të dimrit

Në rastet kur provimi i lëndës është i pamundur të bëhet online sipas vlerësimit të vetë universiteteve provimi mund të bëhet në auditore duke respektuar masat anticovid

Universitetet duhet të vlerësojnë të drejtën e studentit nëse mund të marrin pjesë apo jo në këtë sezon. Nëse nuk mund të marrin pjesë në këtë sezon tu ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm.

Kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë.  Mungesat të mos penalizojnë studentët në provime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat