Java nis me mot të kthjellët, në fundjavë rikthehen reshjet e borës dhe të shiut

Shqipëria

Java nis me mot të kthjellët, në fundjavë rikthehen reshjet e borës dhe të shiut

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Shqipëria këtë fundjavë u përball me një mot të acartë dhe reshje të dendura bore. Reshjet e borësi pas katër vitesh zbardhën dhe kryeqytetin duke ulur ndjeshëm temperaturat. Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora meteorologu Hakil Osmani, parashikon se si do të jetë moti në ditët në vijim.

Sipas Osmanit deri ditën e premte do të kemi një mot të kthjellët dhe një përmirësim të kushteve të motit, përmirësim i cili do të zgjasë shumë pak pasi në fundjavë do të kemi një rikthim të reshjeve të borës, kësaj here vetëm në zonat malore.

“Sa i përket kushteve klimatike për fat të mirë do të kemi mot të kthjellët deri ditën e premte, më pas e premtja do të sjellë fuqizim të vranësirave në vendin tonë. Gjatë ditës së shtunë dhe të diel do të kemi reshje të borës po kësaj here do të mbeten në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në prezencë të reshjeve të shiut.”– thotë ai.

Sa i përket vlerave termike gjatë ditës së sotme sipas meteorologut do të mbeten të ulëta duke shënuar vlerat minimale  -16 në zonat malorë, ndërsa në ultësirën perëndimore këto temperatura do të mbeten me vlerat -5 gradë celisus.

“Maksimumi nuk pritet të shkojnë më shumë se 6 gradë celsius. Duke filluar nga dita e martë në vijim kemi një rritje të lehtë dhe graduale  duke bërë që deri në fundjavë vlerat minimale në zonat malore të zbresin -8 gradë celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat minimale do të  kalojnë në vlerat pozitive, 1-2 gradë celsius”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat