“A duhet marrë vaksina ruse?” Meta: Është çështje sigurie, garanci vetëm nga BE dhe SHBA

Shqipëria

“A duhet marrë vaksina ruse?” Meta: Është çështje sigurie, garanci vetëm nga BE dhe SHBA

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:34
Ilir Meta

Presidenti i republikës, Ilir Meta i pyetur nëse duhet marrë vaksina nga Rusia apo Kina ai u shpreh se kjo ka të bëjë me çështjen e sigurisë dhe se kjo gjë ofrohet nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve.  

Meta: Kjo ka të bëjë me çështjen e sigurisë. Kjo duhet bërë edhe me vaksinat që kanë ardhur, sepse edhe kur pi coca-cola duhet të shohësh ku është prodhuar dhe datën e skadencës se dikush mund të helmohet. Kështu  edhe me vaksinat, që mund të vijnë me efekte ose pa efekte fare dhe qytetari nuk mbrohet.

Mendoj se sigurinë e garantojnë institucionet evropianë dhe e SHBA-së.

Ajo që është e rëndësishme është ajo që bëjmë sot. Infektimet janë mbi 1 mijë, por të jeni të sigurt që janë mbi 2-3 fish sepse ka shumë që po mjekohen në familje dhe nuk raportohen. Këtu duhet roli i mjekut të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat