Sot rihapen shkollat, në gjimnazet që ndodhen në zonat me risk të lartë mësim online

Shqipëria

Sot rihapen shkollat, në gjimnazet që ndodhen në zonat me risk të lartë mësim online

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Nga sot, të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, të cilat ishin mbyllur për shkak të motit të keq do të rihapen.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit mësimi do të zhvillohet sipas skenarit të parashikuar më parë duke respektuar masat anti-Covid.

Mësimi në shkollë do të rinis për nxënësit e ciklit fillor (klasa 1- 5); maturantët; dhe nxënësit e klasave 6 - 11 sipas skenarit të kombinuar.

Ministrja sqaroi gjithashtu se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë si Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vazhdojnë mësimin “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërsa gazetarja Dorina Halili sqaroi se vetëm maturantët në këto zona me risk të lartë do të vijojnë procesin mësimor në kushte shkolle.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet edhe një dalje e Komitetit të Ekspertëve për masat e reja anti-COVID. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat