Covidi shuan familjen brenda javës/ Pallati që ka humbur 4 banorë në Rrëshen

Shqipëria

Covidi shuan familjen brenda javës/ Pallati që ka humbur 4 banorë në Rrëshen

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Familja Cara nga Rubiku i Mirditës hap për herë të tretë brenda javës dyert e mortit.

Covid i ka marrë jetën 3 pjesëtarëve të familjes Cara.

Fillimisht ndërroi jetën në banesë kryefamiljari Hamit Cara 75 vjeç dhe më pas djali Albani 49 vjeç në spitalin e Rrëshenit, i cili vuante dhe nga epilepsia.

Një javë më pas ditën e premte nëna e shtëpisë 73 vjeçarja Dushe Cara mbylli sytë në spitalin Shefqet Ndroqi.

Fqinjët e tyre thane për ABCNEËS se janë të tronditur pasi më herët në këtë pallat ka humbur jetën nga Covid dhe një tjetër banor.

“Jemi të tronditur. U bënë 4 vetë në pallat para dy javësh vdiq dhe një tjetër. Djali ju vuante dhe nga sëmundja e tokës, si sot një javë vdiq nga Covid”, shprehet një nga fqinjët.

Dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Cara mund të jenë infektuar nga vëllai i Dushes pasi ai ka qenë më herët i infektuar me Covid dhe ka humbur dhe jetën rreth një muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat