Nënshkrimi i marrëveshjes për futjen e gazit të lëngshëm natyror në vend/ Yuri Kim: Gur themeli gjigant për lidhjen e Shqipërisë me SHBA

Shqipëria

Nënshkrimi i marrëveshjes për futjen e gazit të lëngshëm natyror në vend/ Yuri Kim: Gur themeli gjigant për lidhjen e Shqipërisë me SHBA

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:07
Yuri Kim

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja e Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.

Në takimin virtual mes palëve ka marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është rezultat i një punë shumëvjeçare.

Po ashtu Kim theksoi se dita e sotme është një gur themeli gjigant në perspektivën për rritjen e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve, Shqipëri-SHBA.

Yuri Kim: Është akumulim i një vizioni dhe një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë persona nga e gjithë bota. Ne kemi punuar për vite për këtë marrëveshje dhe nënshkrimi i saj është një gjë e jashtëzakonshme.

Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA është një nga përparësitë tona dhe e shoh ditën e sotme si një gur themeli gjigant. Theksoj se me 156 mars do të festojmë 30 vjet që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nuk mund të mendoja një ngjarje me të përshtatshme sesa nënshkrim i kësaj marrëveshje.

Jemi shumë krenarë për atë që keni arritur dhe shpresoj fortë që ta çojmë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat