“Shfaqi shenja frike, nuk e kuptova kur iku”/ 24-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i tretë i godinës spitalore

Shqipëria

“Shfaqi shenja frike, nuk e kuptova kur iku”/ 24-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i tretë i godinës spitalore

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit.

Shkak i ngjarjes  së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për covid-19.  Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin.

Mësohet se 24 vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.

Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai  dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Mësohet se  gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse  ka dëmtime në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat