Ndahet nga jeta për shkak të Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës

Shqipëria

Ndahet nga jeta për shkak të Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:44
Bajram Karaj

Ndahet nga jeta për shkak të COVID-19 ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj.

Në moshën 64-vjeçare, ai ka humbur betejën me sëmundjen. Karaj e drejtoi bashkinë një mandat në vitet 2000-2004.

Në një postim në Facebook miku i tij Luan Hajno ka njoftuar lajmin e trishtë.

“Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimin nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj.

Trishtim  dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket.

Ngushellime familjes, bashkeshortes, dy vajzave,  te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.

Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare.

Lamtumire Miku im” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat