Sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri?

Shqipëria

Sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri?

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:36
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Opinion” se sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri.

Lala tha se pagesa varion nga 5 mijë euro për atentate paralajmëruese dhe shkojnë deri në 1 milionë euro kur duhet të eliminohet një bos krimi.

Gazetarja tha se vetëm për vrasjen e Behar Sofisë janë shpenzuar rreth 200-250 mijë euro.

“Fillojnë nga 5 mijë euro kur bëhen atentat thjeshtë për të paralajmëruar dhe deri në shuma që shkojnë deri në 1 milionë euro kur janë bosë të krimit. Rasti i Behar Sofisë, vetë tek katërshja e arrestuar ka shkuar 200-250 mijë euro dhe para e shpenzuar për atentatin dhe ai nuk mori as paratë.”-tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat