Rama flet për arsimin dhe ironizon tre kandidatët e PD për deputetë

Shqipëria

Rama flet për arsimin dhe ironizon tre kandidatët e PD për deputetë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur sot për arsimin, nuk ka lënë pa ironizuar tre kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.

Mark Markun, Agron Gjekmarkajn dhe Albana Vokshin, Rama i quan reaksionarë dhe sharrëxhinj, që sipas tij vetëm janë për çdo gjë kundër dhe vetëm dinë të shajnë.

“Në kohën jo të largët kur drejtonin këta, që duan të rikthehen në drejtim për  të vënë arsimin në hyqmin e Markut, Gjerkmarkut ishte realiteti i hidhur i pushtetit me shkollën. Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK.

Dy personazhe autosatirike të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur për vetëm për fjalorin sharës dhe shpifës.

Të tre reaksionarë sharrëxhinj, si sharrëxhinj, sharro me sharrë dhe si shargji, shaj e shaj. Sharrëxhinj,  kujunxhinj, që vënë kujën për çdo gjë që bëhet dhe  çdo punë që niset kundër reformës në reformës në universitet, kundër çlirimit të shkollës nga tekstet e Bari Fallinjve dhe Muco Tafajve të kohës. Kundër kundër. Me të shara dhe kunja.

Kapni vetëm njërin, kapni njërin nga të tre në krye të arsimit dhe merreni me mend fëmijën tuaj, larg qoftë në duart e këtyre të treve”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat