Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të kokainës, dy të arrestuar në Tiranë e Laç, detajet e operacionit

Shqipëria

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të kokainës, dy të arrestuar në Tiranë e Laç, detajet e operacionit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një tjetër operacion ndërkombëtar i koduar “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia e të dy shteteve, ku u shkatërrua një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Sipas policisë, gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç.

“Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha policia.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

“Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P.

Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat