Duka: Shqiptarët po marrin kredi për Covidin, 3 mijë euro në ditë te spitalet private

Shqipëria

Duka: Shqiptarët po marrin kredi për Covidin, 3 mijë euro në ditë te spitalet private

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:55
Agron Duka

Kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare Agron Duka u shpreh se pacientët po marrin kredi dhe borxh për tu kuruar nga koronavirusi.

Duka: Shqiptarët nuk po përballojnë dot shpenzimet e kurimit të koronavirusit.

Nëse kjo pandemi vazhdon familjet shqiptare do varfërohen në maksimum. Për rastet e lehta kostot shkojnë deri në 1.4 milionë lekë.

Pacientët po marrin kredi dhe borxh. 3 mijë euro në ditë marrin spitalet private për një person të shtruar me Covid. Shteti duhet të marrë masa. Nuk e di se si taksohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat