Incidenti në Fier, zbulohen zyrat e partive të cilat u dëmtuan me gurë

Shqipëria

Incidenti në Fier, zbulohen zyrat e partive të cilat u dëmtuan me gurë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, incidentet nuk kanë munguar.

Pak ditë pas përplasjes së simpatizantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan, gjatë natës janë sulmuar me gurë zyrat e dy partive politike në Fier.

Mësohet se janë sulmuar zyrat e Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Në to është hedhur gurë dhe janë dëmtuar xhamat.

Për autorët ende nuk ka asnjë informacion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat