Nëna e të plagosurit në Shkodër rrëfen konfliktin e djalit

Shqipëria

Nëna e të plagosurit në Shkodër rrëfen konfliktin e djalit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mikel Fusha 22-vjeç u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai u qëllua në këmbë pas një konflikti në një lokal në lagjen “Mark Lula” rreth orës 19:30.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Elvis Lekndreu është shpallur në kërkim. Blutë e Shkodrës theksojnë se vijon krehja e zonës për kapjen e tij. E ndërsa policia deklaroi se shkak ishte një konflikt i çastit, nëna e të plagosurit jep një tjetër version.

Në lot, ajo rrëfeu se djali i saj, që punonte në lokalin ku ndodhi plagosja ishte konfliktuar me autorin para një jave. Po sipas saj, autori Elvis Lekndreu kishte thyer tavolinat në lokalin që punonte djali i saj, ndërsa sot ka shkuar me një grup shokësh duke u përplasur sërish për të përfunduar tek plumbat.

E ëma e djalit ka tentuar që të futet në lokal për të mësuar si është plagosur i biri, por policia nuk e ka lejuar. Mbrëmë në qytetin e Shkodrës ndodhi një tjetër plagosur, dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat