​Macron pret nesër Ramën, takimi me ftesë të presidentit të Francës

Shqipëria

​Macron pret nesër Ramën, takimi me ftesë të presidentit të Francës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:58
Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit për t’u takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas faqes zyrtare të presidencës franceze takimi dypalësh do të realizohet në orën 13:20.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron.

Top Channel bën të ditur se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.

Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018.

Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat