Kërcënimi i drejtoreshës/kandidate ndaj mësuesve: Votat për PS, ose suksese në jetë

Shqipëria

Kërcënimi i drejtoreshës/kandidate ndaj mësuesve: Votat për PS, ose suksese në jetë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:03
Belind Këlliçi

Kreu i FRPD-së, njëkohësisht i deleguari i PD-së në disa zona të Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar sot një skandal që po zhvillohet në Tiranë.

Sipas tij, drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, Erjeta Allhysa e cila është edhe kandidate e PS-së për deputete, ka kërcënuar mësuesit.

‘Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë’, është mesazhi që Allhysa u ka dhënë mësuesve.

Denoncimi i plotë i Belind Këlliçit:

Erjeta Allhysa, ish deputete e PS dhe aktualisht drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, ka mbledhur me urgjencë në Ndroq drejtorët e shkollave të qarkut Tiranë. ‘Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë’.

Erjeta Allhysa, mos u bëj kamikaze nga dëshpërimi! I mbyturi do ju marrë me vete.

Shkolla është vatër dijesh, jo qendër rekrutimi kamikazësh! Politika duhet t'i përulet shkollës dhe jo e kundërta.

Edhe 31 ditë dhe në shkollat tona do të valëvitet vetëm flamuri kombëtar!

Shkolla do të çlirohet nga edukimi i militantizmit dhe i heshtjes ndaj padrejtësive.

Modeli Allhysa thyhet më 25 prill!

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat