Një 21-vjeçar nga fshati Polis i Librazhdit, ka humbur jetën ditën sotme për shkak të Covid-19.
Lajmin, e ka bërë të ditur, faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku njofton se Emiljano Tola, student në vitin e tretë, për mjekësi, nuk ia ka dalë dot të fitonte betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.
Fakulteti i Mjekësisë i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të madhe.
Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:
Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.
U prehsh ne paqe!
DEKANATI