“Vazhdon infektimi masiv”/ Rama ironizon takimet e Bashës në Fier dhe publikon fotot

Shqipëria

“Vazhdon infektimi masiv”/ Rama ironizon takimet e Bashës në Fier dhe publikon fotot

Më: 30 mars 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Fier, ku u prit në shesh nga qytetarët.

Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook dy foto, që sipas tij janë dy botë të ndryshme. Në njërën foto kryeministri ka publikuar qytetarët që presin në radhë për tu vaksinuar dhe në foton tjetër takimin e Bashës me qytetarët.

Sipas tij, ndërkohë që qeveria vaksinon qytetarët, Basha mbledh dhe grumbullon njerëz duke i infektuar.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë

Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan Rama.

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një fjalim para qytetarëve të Fierit, ku u shpreh se era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat