Sarandë/ Fshati me 30 banorë, më e reja 40 vjeçe

Shqipëria

Sarandë/ Fshati me 30 banorë, më e reja 40 vjeçe

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:13
Maria është 80 vjeçe dhe Jani 90

Vetëm të moshuar, kanë mbetur në fshatin Mesopotam të Finiqit, ku më e reja është 40 vjeçe. Papunësia i ka detyruar të rinjtë ndër vitë të largohen në emigracion e qytete të mëdha.

Rreth 30 banorë kanë mbetur në fshatin Mesopotam të Finiqit, ku më e reja është 40 vjece.

Maria është 80 vjeçe dhe Jani 90.

Kanë një familje të madhe por kanë mbetur të vetëm në Mesopotam të Finiqit.

‘’Të gjithë në Greqi janë.’’

Fëmijët i takojnë vetëm në verë, por nga pandemia nuk i kanë parë prej më shumë se një viti. Të dy janë të sëmurë dhe e kanë të vështirë të kujdesen për vetën.

Thonë se janë të detyruar pasi në rastet kur kanë punësuar të tjerë kanë përfunduar të vjedhur.

‘’çfarë të bëjmë. Mora një grua, më vodhi.’’

Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit, mosha më e re është mbi 40 vjeç.

Papunësia i ka detyruar banorët ndër vite të emigrojnë në Greqi ose vende të tjera të Bashkimit Europian.

‘’Nuk ka punë. Faktikisht nuk ka punë. Tokat i kemi djerrie.’’

Dimitri një mësues në pension dhe e shoqja një ish llogaritare, janë një tjetër çift që ka mbetur në fshat.

Tregojnë se vuajnë mungesën e shërbimeve.

‘’Tani edhe ne vetë këtu skemi as edhe një dyqan  as edhe një gjë.’’

Shpopullimi është realitet tashmë në Mesopotam të Finiqit, ku vetëm të moshuarit mbajnë 30 shtëpitë e fundit të banuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat