Bektashinjtë përkujtojnë ish-Kryegjyshin

Shqipëria

Bektashinjtë përkujtojnë ish-Kryegjyshin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:47
Bektashinjtë

Dedë Reshat Bardhi kleriku që rihapi Selinë e Shenjtë të bektashinjëve. Ish- kryegjyshi botëror Dede Reshat Bardhi, i cili rihapi Selinë e shenjtë të bektashinjve pas periudhës së komunizmit është përkujtuar të dielën në një ceremoni organizuar në ditën e tij të lindjes.

Është përkujtuar përvjetori i ditëlindjes së liderit botëror bektashjan, ish-kryegjishit botëror Dede Reshat Bardhi.

30 vite nga rihapja e Kryegjyshatës Bektashiane, Dede Reshat Bardhi kujtohet si kleriku, atdhetari, patrioti fetar që ngjalli besimin në Zot dhe ftoi njerëzit në rrugën e tij.

“Është një rast i veccantë për të përkujtuar këtë lidër botëror , i cili rujti  gjatë sistemit komuinist dritën e haxhibektashit, e mbajti gjallë me besimtarët,  kurse në vitin 1991 e rihapi, duke ndërtuar teqe e tyrbe. Është i vetmi që ruajti në atë furtunë këtë dritë të fesë sonë.”

Kryegjyshi botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi kontributin e tij për gjithçka që ka bërë për rihapjen e Selisë së shenjtë.

“Punojmë, ecim në rrugën e tij në atë shinat që shtroi ai, me shumë mund dhe shumë sakrifica.”

10 vjet pas ndarjes nga jeta e Dede Reshat Bardhit, misioni fetar e atdhetar për drejtimin e bektashizmit botëror, drejtohet nga Kryegjyshi Botëror Bektashian aktual, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat