Mbi 36 mijë aplikime për vaksinë në E-Albania

Shqipëria

Mbi 36 mijë aplikime për vaksinë në E-Albania

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:06
E-Albania

Prej fillimi të procesit të vaksinimit masiv deri në 7 prill  kanë aplikuar për të kryer vaksinën në E Albania 36 187persona.

 Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bënë me dije se çdo qytetarët ka të drejtë të aplikojë në këtë platformë për tu përfshirë në listat e vaksinimit, por më pas janë institucionet shtetërore shëndetësore ato të cilat bëjnë edhe aprovimin apo jo.

 Miratimi i aplikimit bëhet duke marr parasysh  nëse bën pjesë apo jo në grupet e riskut të përcaktuara deri më sot.

 Por si kryhet kjo procedurë: Të interesuarit duhet të identifikohen në platformë si qytetarë dhe hap shërbimin Kërkesë për vaksinim covid 19.

Të dhënat plotësohen automatikisht, dhe më pas në celularin e qytetarit mbëerrin sms i konfirmimit.

Aktualisht janë kryer rreth 232 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës, dhe sipas minsitrisë së shëndetësisë kjo ka ndikuar edhe në uljen e shifrave të të infektuarve.

Në fund të vitit 2020 akademia e shkencave nxori një studim sipas të cilit rreth 50 për qind e qytetetarëve në tiranë kishin fituar imunitet nga virusi, por sot disa muaj më pas, ekspertët e fushës thonë se kjo përqidnje ëshët rritur ndjeshëm.

 Sa i përket imunitetit nga vaksinat, ata thonë se kjo duhet studiuar 2 muaj pas aplikimit të dozës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat