Basha: Ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i Ramës

Shqipëria

Basha: Ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i Ramës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:42
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i kryeministrit Edi Rama.

Kështu kreu i demokratëve i është përgjigjur kryeministrit, i cili sot nga Gjirokastra i tha se përse nuk flet për situatën në Rinas, ku fluturimet u pezulluan për dy ditë për shkak të grevës së kontrollorëve të kullës së vrojtimit.

Në një shënim në rrjetet sociale, Basha shprehet se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Sipas tij këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.

Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!” shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat