Shoqërohet në polici ish-drejtuesi i Aviacionit Civil

Shqipëria

Shoqërohet në polici ish-drejtuesi i Aviacionit Civil

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:42
Petrit Sulaj, ish drejtues i Aviacionit Civil

Petrit Sulaj, ish drejtues i Aviacionit Civil, është shoqëruar këtë mbrëmje në Drejtorinë Vendore të Policisë. Shkak për këtë shoqërim është bërë situata e krijuar me kontrollorët në Aeroportin e Rinasit.

Ende nuk dihen rrethanat e shoqërimit të Sulajt i cili sipas burimeve po merret ne pyetje.

Sulaj është një nga 5 të shoqëruarit në polici gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa 3 prej tyre po mbahen ende në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat