Fshati Muzinë po mbetet bosh, banorët e moshuar vuajnë mungesën e shërbimeve

Shqipëria

Fshati Muzinë po mbetet bosh, banorët e moshuar vuajnë mungesën e shërbimeve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:48
Fshati Muzinë

Braktisja e fshatit është një fenomen i shtirë në të gjithë vendin. Vetëm 40 shtëpi të banuara kanë mbetur në Muzinë të Finiqit, ku jetojnë rreth 70 të moshuar që vuajnë mungesën e shërbimeve. Në kodrat mbi aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, ndodhet fshati Muzinë.  Kosta Shapo, 87 vjeç, është një nga të moshuarit që kanë mbetur atje.

Tregon se ka mbetur i vetëm.

“Jam vetëm fare, gruaja më ka vdekur. Marrë 167 mijë lekë pension , punova 40 vjet në kohën e parë. “

Shtëpitë e gurta karakteristike të fshatit në shumicë janë të braktisura.

Shumë janë shkatërruar e të tjera janë drejt amortizimit të plotë. Vetëm disa shtëpi ende kanë banorë.

“Mosha 68 vjeç jemi tre-katër.”

Mungesa e nxënësve ka bërë që shkolla të mbyllet. Të rinjtë thonë se janë larguar ne emigracion ose drejt qyteteve të mëdha për një jetë më të mirë!

“Fëmijët janë në Gjermani herë me punë herë pa punë. “

Banorët e mbetur në Muzinës tregojnë se vuajnë mungesën e shërbimeve, për çdo gjë duhet ti drejtohen Sarandës, rreth 26 km larg.

“Kur sëmuremi shkojmë në Sarandë”

 Kufizimet e pandemisë, po ashtu thonë se ua vështirësuan jetën.

“Ra dhe kjo pandemia që pushtoi tërë botën.”

Shpopullimi është kthyer në një realitet të pakundërshtueshëm në shumë zona të vendit, ku fshatrat po braktisen masivisht edhe për shkak të mungesës së shërbimeve bazike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat