Kërcënoi me vrasje kundërshtarët, Xhelal Mziu në prokurori pas deklaratës shokuese

Shqipëria

Kërcënoi me vrasje kundërshtarët, Xhelal Mziu në prokurori pas deklaratës shokuese

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:42
Xhelal Mziu

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka dëshmuar sot në prokurori.

Thirrja në prokurori e kandidatit të PD erdhi pas kërcënimit që bëri dy ditë më parë se kushdo që tenton të vjedhë votën do ta pësojë njësoj si Pjerin Xhuvani në Elbasan, i cili mbeti i vrarë pas përplasjes me grupet e ruajtjes së votës së PD-së.

Menjëherë pas kësaj deklarate shokuese dhe të papranueshme, reagimet ishin të shumta dhe Mziu kërkoi ndjesë.

Ai po hetohet në gjendje të lirë dhe pavarësisht deklaratës skandaloze vazhdon të jetë në listën e Dibrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat