Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ndërpret procesin

Shqipëria

Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ndërpret procesin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ngre alarmin, ndërpreu për 40 minuta procesin

Një incident është regjistruar në Qendrën e votimit 23, 71/ 1 në qytetin e Elbasanit.

Sekretarja e kësaj qendre, e cila i përket Partisë Demokratike, ka kërkuar ndërprerjen e procesit, pasi sipas saj, një person i pa autorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar.

Procesi ka ndalur për 40 minuta dhe tanimë pas zgjidhjes së problematikës ka rinisur normalisht. Kreu i KZAZ, z. Pulaku, në një prononcim për media tregoi dinamikën e incidentit.

“Morëm një telefonatë nga 21 71/1 sepse kishim raportime që futeshin njerëz dhe shoqëronin persona në qendrat e votimit. Sekretarja e PD thërriti instancat më të larta për të zgjidhur çështjen.

Personi njihet, kamerat janë, por si emër nuk e kemi ende. Sekretarja donte ndihmën e KZAZ, nuk duhet votuar votimi. Tani po ndodh i qetë votimi. Nuk pat acarim të madh, gjithçka kaloi qetësisht. Policia nuk ka ardhur ende”, tha Pulaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat