Makina futet në Sheshin “Skënderbej”, flet “heroi” që neutralizoi shoferin

Shqipëria

Makina futet në Sheshin “Skënderbej”, flet “heroi” që neutralizoi shoferin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 1:09) - Kjoldjani i riu që ka neutralizuar Arben Mema (32 vjeç) i cili tentoi të shtypë me makinë qytetarët në sheshin Skënderbej ka treguar si ndodhi ngjarja duke thënë se në fillim mendoi se kemi të bëjmë me akt terrorist.

Teksa ka thënë se 35 vjeçari iu vërsul njerëzve, shtoi se ka ndërhyrë duke e qëlluar me dy këmbë në fytyrë nga xhami i makinës.

“Mendova që është akt terrorist. U frikësuam ndalëm njerëzit por ai u vërsul drejt njerëzve, pasi u ndalua makina u  afruam për të parë çfarë ndodhi. Ai ndaloi në mes të sheshit, e ktheu makinën i erdhën disa persona afër dhe se ndalën dot, pastaj u vërsul drejt njerëzve. Nuk e di se çfarë mendonte por thjesht mu duk shumë e rrezikshme mënyra si ecte. Mu duk  shumë e rrzikshme dhe e vetmja formë ishte ti hyja përmes dritares. Unë gjithë jetën time jam marrë me stërvitje. Më ndihmuan qytetarët pastaj pasi e qëllova se isha me dy këmbët në makinë. Pasi i rashë me këmbë në fytyrë, pas goditjes që mori ai sfoli fare. Se njoh fare kush është”, shtoi ai.

***

Arben Mema nga Paskuqani, 35 vjeç, është shoferi i cili ka hyrë në sheshin Skënderbej.

Një djalë i ri ka neutralizuar personin, i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”.

Per mediat, i riu e përshkroi situatën si një akt terrorist.

“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumë qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist”, tha i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat