Vetëm 30 minuta nga përfundimi i orarit zyrtar, sa ka qenë pjesëmarrja në votime e të burgosurve

Shqipëria

Vetëm 30 minuta nga përfundimi i orarit zyrtar, sa ka qenë pjesëmarrja në votime e të burgosurve

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Teksa ka ngelur vetëm 20 minuta nga përfundimi i afatit të votimit, edhe të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel kanë ushtruar të drejtën e tyre. Mësohet se 52 nga 79 të burgosurit kanë ushtruar të drejtën e votës.

Në Burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit kanë ushtruar të drejtën e votës deri në këto momente 52 nga 79 të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë IEVP.

Një pjesë e të dënuarve nuk kanë shkuar ende në votime.

Raportim për procesin zgjedhor në sistemin penitenciar në Shqipëri

SA KANE VOTUAR NE TE GJITHA BURGJET
Procesi i votimit në të gjitha IEVP-të ka vijuar normalisht. Kane votuar deri në orën 18:00, një numër prej 1.801 të dënuar dhe paraburgosur, nga 2651 votues të kësaj kategorie në listat zgjedhore. Shifra e pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor është 68% deri në orën 18:00.
Ka përfunduar votimi në 8 IEVP, ndërkohë që qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 19:00 për të pritur zgjedhësit e kategorisë së të dënuarve dhe të paraburgosurve që dëshirojnë të votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat