Theret me thikë një polic në një qendër votimi në Shqipëri

Shqipëria

Theret me thikë një polic në një qendër votimi në Shqipëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një incident i rëndë është shënuar në Fushë Arrëz gjatë mbylljes së procesit të votimit, ku është plagosur me thikë një punonjës policie me inicialet G.O.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë, dhe po punohet për kapjen e tij.

Nuk ka ende detaje se si ka nisur konflikti mes autorit dhe efektivit të plagosur. Ky i fundit është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës.

“Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës. Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat