Kush është kandidati demokrat që ka marrë më shumë vota se Basha në njësinë nr.10 në Tiranë

Shqipëria

Kush është kandidati demokrat që ka marrë më shumë vota se Basha në njësinë nr.10 në Tiranë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 08:46
Lulzim Basha

Është publikuar rezultati i numërimit të votave për njësinë 10 në Tiranë, ku për herë të parë në të gjithë vendin u aplikua votimi dhe numërimi elektronik. Rezulton që PS ka marrë më shumë vota se forcat e tjera, 6007 vota ndjekur nga PD 4550 dhe më pas LSI me 628.

Por, ajo çfarë bie në sy në numrin e votave të marra është se kryetari i PD-së, Lulzim Basha renditet i dyti me 492 vota.

Ndërsa kandidati i PD me më shumë vota në këtë njësi është, Agron Shehaj me 525 vota.

Kandidatë të tjerë që kanë pothuajse të njëjtat vota me kryetarin e PD, janë edhe Oriela Nebijaj dhe Dashamir Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat