Sherri me karrige dhe sende të forta në qendrën e numërimit të votave/ Policia e Tiranës: Kemi shoqëruar 8 persona

Shqipëria

Sherri me karrige dhe sende të forta në qendrën e numërimit të votave/ Policia e Tiranës: Kemi shoqëruar 8 persona

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Policia e Tiranës thotë se ka shoqëruar tetë persona pas sherrit me sende të forta në shkollën “1 Maji” brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Procesi për momentin është ndërprerë në këtë qendër.

Njoftimi:

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat