Berati drejt fundit, PS siguron 4 mandate, PD-AN 2 dhe LSI mjaftohen me 1 mandat

Shqipëria

Berati drejt fundit, PS siguron 4 mandate, PD-AN 2 dhe LSI mjaftohen me 1 mandat

Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:37
Berat

Qarku i Beratit ka numëruar 265 kuti nga 277 në total deri në orën 06:20 sipas të dhënave të KQZ-së.

PS në këtë qark vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 40383 vota ose 55.76%, me 4 mandate.

PD-AN kanë marrë 22109 vota ose 30.53%, konvertuar në 2 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 8169 vota ose 11.28%, ka arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD ka një rritje me 1 mandat, ndërsa LSI ka rënë me 1 mandate

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat