Korça drejt mbylljes, PS merr 6 mandate, PD-AN 5 mandate, por LSI del pa mandat

Shqipëria

Korça drejt mbylljes, PS merr 6 mandate, PD-AN 5 mandate, por LSI del pa mandat

Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:42
Korçë

Deri në orën 04:38 janë numëruar 385 kuti nga 427 në total në qarkun e Korçës  ose 90% të votave.

PS në këtë qark 53660 vota ose 48.44%, duke marrë 6 mandate deputetësh.

PD-AN kanë marrë 45594 vota ose 41.16%, konvertuar në 5 mandate në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 7646 vota ose 6.90%, por pa arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD është rritur me një mandat, ndërsa LSI ka humbur 1 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat