Dibra mbyll votimin, ja deputetët që çon në Kuvendin e ri

Shqipëria

Dibra mbyll votimin, ja deputetët që çon në Kuvendin e ri

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:00
Dibra bëhet qarku i parë që ka mbyllur procesin e numërimti dhe për kandidatët.

Dibra bëhet qarku i parë që ka mbyllur procesin e numërimti dhe për kandidatët. Nga 5 mandate deputetësh që ka ky qark, 3 PD dhe 2 PS, deputetët që do të futen në Kuvendin e Shqipërisë  janë Lavrim Krashi dhe Aurora Mara nga PS ndërsa nga PD Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

Vlen të theksohet se Aurora Mara dhe Dhurata Çupi konfirmohen si deputete, ndërsa Krashi, Çollaku dhe Mziu janë deputetë për herë të parë.

Krashi vjen si një nga risitë e PS me eksperiencë në pushtetin lokal në Londër. Të njëjtën përvojë ndajnë dhe Mziu me Çollakun por në Shqipëri, i pari si ish-kryebashkiak i Kamzës ndërsa i dyti ish-këshilltar në këshillin bashkiak të Tiranës.

PS do nisë procedurat për shkarkimin e Metës/ Pëllumbi: Ka bërë sjellje në kundërshtim me postin, do mbledhim fakte

Analistët: Ligjërimi i PD-së i përmbajtur, retorika e Metës dha efekt negativ në rezultatin e opozitës

Duhet thënë se votimi për kandidatët në Dibër nuk pati asnjë surprizë. Konfirmimet vijnë nga vendet e sigurta në listë pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të thyejë herësin.

Më i votuari nga PS në Dibër është Aurora Mara, ndërsa nga PD Xhelal Mziu.

Rezultatet përfundimtare në Qarkun Dibër.

Votat preferenciale për kandidatët, sipas partive.

Partia Socialiste

-Lavdrim Krashi      3370

-Aurora Mara            9376

-Dionis Imeraj           5154

-Melaim Damzi         4609

-Spartak Koltraka     1544

-Anisa Xhika                504

Marrin mandat

-Lavdrim Krashi

- Aurora Mara

Partia Demokratike

-Xhelal Mziu                5351

-Kreshnik Çollaku     5093

-Dhurata Çupi           2870

-Edmond Isaku         5098

-Luan Haka               4374

-Irini Shehu               2000

Marrin mandat 

-Xhelal Mziu

-Kreshnik Çollaku

-Dhurata Çupi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat