Dega e PD në Sarandë: Arritëm rekord historik votash në këto zgjedhje, mbështesim Bashën në hapat e vazhdimit të aksionit

Shqipëria

Dega e PD në Sarandë: Arritëm rekord historik votash në këto zgjedhje, mbështesim Bashën në hapat e vazhdimit të aksionit

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Dega e Partisë Demokratike në Sarandë ka analizuar zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultatin.

PD Sarandë thotë se në zgjedhje u arrit një rezultat si asnjëherë më parë në qarkun e Vlorën, ku vetëm në qytetin e tyre PD shënoi rritje me 51% nga 2017.

Ndërkohë kjo degë vendos që të mbështesë më tej kryetarin e PD, Lulzim Basha në hapat e radhës si dhe kërkon mos ketë përçarje mes demokratëve kur rezultati tregon rritje.

DEKLARATA NGA PD SARANDË

Deklaratë zyrtare: Partia Demokratike dega Sarande!

Nga analiza paraprake e zgjedhjeve dhe rezultatit zgjedhor dega e PD Sarande evidenton se:

Gjatë fushatës elektorale administrata qendrore dhe lokale u vu ne funksion te kryerjes se sherbimeve qe blenin voten e qytetareve.

U shtuan legalizimet ne funksion te votes. Derisa arriten qe edhe diten e shtunen te heshtjes zgjedhore te punonin per te dhene legalizime ne kembim te votes. Ne e evidentuam edhe publikisht dhe ndaluam zyren e Hipotekes ate dite qe te vazhdonte abuzimin me pushtetin dhe shkeljen e rregullave.

Drejtoret e admistrates pasi bene intimidime dhe kercenime, erdhen edhe diten e votimit prane qendrave te votimit qe te siguroheshin per voten dhe te kontrollonin qytetaret. Biles ne, dega Sarande bllokuam procesin e votimit paradite derisa ata u larguan nga qendrat.

Gjate fushates u përdoren masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë ne pushtet. Ministria Denaj perdori mjetet e shtetit ne fushatë.

Administrata qendrore dhe lokale beri punesime masive ne kundershtim me ligjin ne prag te zgjedhjeve.

Edhe ne procesin e numerimit ishin perfshire drejtorat e administrates si numerues dhe vezhgues deri ne momentin e fundit, duke braktisur pozicionin shteteror per te cilin paguhen me taksat e qytetareve.

Ne Bashkine Finiq ndodhi fenomeni qe u gjet kutia e hapur, e vulosur prap ku mungon 500 flete votimi te paperdorura qe nuk dihet ku jane perdorur ne qarkun e Vlores!

Rreth 12500 vota te opozites ne qarkun tone nuk arrijne dot te prodhojne mandat nga ndryshimet e njeanshme te kushtetutes dhe kodit zgjedhor nga Edi Rama.

Pavaresisht kesaj ekipi i fushates, kryesia e deges, drejtuesit e deges dhe deputetja e caktuar per degen Ina Zhupa kane arritur qe ne degen Sarande regjistrohet nje rekord historik votash per PD. Me nje rezultat te paperseritur me pare gjate nje gare parlamentare. Ku PD ka mar:

Bashkia Sarande 5060 vota me nje rritje mbi 51% nga 2017

Bashkia Finiq 1422 vota me nje rritje mbi 28% nga 2017

Bashkia Konispol 1354 vota me nje rritje mbi 17% nga 2017

Nisur nga sa me lart dhe nga rezultati i arritur kryesia e deges Sarande pas mbledhjes se analizes vendosi:

– Te mbeshtesim kryetarin Lulzim Basha ne te gjitha hapat qe do gjykohen per vazhdimin e aksionit per evidentimin e te gjitha shkeljeve dhe deformimeve te rezultatin zgjedhor nga skemat mafioze te Edi Rames.

– Te siguroj bashkimin e demokrateve te rrethit Sarande ne nje mision me kryetarin Basha dhe kryesine e PD per te mbrojtur demokracine dhe forcuar Partine Demokratike perballe te vetmit kundershtar Edi Rames.

– Te garantoj mos percarjen e partise per asnje arsye kur rezultati na tregon besimin e qytetareve dhe kur kundershtari jone perballe perfiton nga lufta artificiale e deshirave te disa aktoreve te caktuar per pushtet personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat