Spahiu nxjerr prapaskenat e forta: Si tentova të bashkoj verën e kaluar 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri verën e kaluar!

Shqipëria

Spahiu nxjerr prapaskenat e forta: Si tentova të bashkoj verën e kaluar 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri verën e kaluar!

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:14
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Spahiu tha se verën e kaluar ka kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri duke iu kërkuar të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.

Ai tha se të gjithë e refuzuan sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.

Analiza e plotë:

“Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri.

Me të gjashta unë dhe njerzit e mi, u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.

Unë ju thashë: Vetë s’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontriboj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS.

Tentova disa herë ti bindja që veç e veç do fundosen dhe do eleminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre.

Nga eksperienca ime: Në 2013 zyrtarisht në çdo sondazh dilja me kuqezi 11% por ne fund na numëruan 1%. Ndërkohë 6 partitë e reja në çdo sondazh dilnin poshtë 2% dhe çdo javë vinin duke rënë.

Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndjeh shumë i habitur.

Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin 3”

Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.

Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të 3 ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama.

6 partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS.

Humbja 6 partive të reja: Vetëvendosjes, Thurrjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20.000 vota, nuk është dështimi i tyre por tregues i një shoqërie të pazhvilluar e cila ende ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.

Pengesë për lëvizjet e reja është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd por është edhe opozita e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjne lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një pol i tretë.

Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarsisht gabimit tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shum? se ato. Unë bojkotova por nëse do votoja do e çoja votën për këto 6 parti.

Parlamenti shqiptar duhet një mozaik pluralist dhe jo me 3 xhaketa të vjetra.

Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar.

I duket tradhëti të votojnë një parti të re. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat