Zbardhet e gjithë skema e rëndë e vrasjes, autori ia drejtoi armën dhe shokut tjetër në tavolinë, çfarë kapën kamerat e sigurisë

Shqipëria

Zbardhet e gjithë skema e rëndë e vrasjes, autori ia drejtoi armën dhe shokut tjetër në tavolinë, çfarë kapën kamerat e sigurisë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur disa ditë më parë në rrugë "5 Maji" në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 27-vjeçar, pasi u godit me një plumb në zemër nga shoku i ngushtë janë zbardhur të tjera detaje.

Në dosjen e siguruar, janë dhe të dhënat e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja. Nga transkriptimi i pamjeve filmike rezulton se në orën 23:00:03 në një tavolinë me disa karrige ndodhen 7 persona, 3 janë më këmbë rreth tavolinës që konsumojnë ushqim.

Personi me rroba të zeza dhe një logo me ngjyrë të bardhë në shpinë mban në dorën e majtë një send, në dukje pistoletë dhe shikohet që konsumon ushqim dhe me dorën e majtë e drejton armën në drejtim paralel me një person tjetër me veshje të bardhë që largohet me shpejtësi dhe në momentin personi me armë ia drejton atë një personi tjetër që ishte ulur ngjitur me të në tavolinë.

Ky person i ngre dorën e majtë, paralelisht ngrihet në këmbë, por personi me armë në atë moment lëviz djepin luajtës me dorën e djathtë dhe pikërisht në këtë moment shikohet që personi me rroba të bardha rrëzohet përtokë.

Personi që e qëllon menjëherë e kap për mesi për të mos e lënë të bjerë në tokë dhe e ul përsëri në karrige, merr armën dhe do ta hedhë.

Në këtë moment vjen nga ana tjetër e tavolinës, përsëri personi me xhup të bardhë dhe ai ia jep armën këtij personi, i cili largohet me gjithë armën ndërsa personi që qëlloi, vendos duart në kokë. Tre persona të tjerë afrohen tek personi që është rrëzuar, për t’i dhënë ndihmë.

Mehmet Qema mbeti i vrarë mbrëmjen e 10 majit, teksa policia arrestoi si autor 28-vjeçarin Marius Dema dhe disa persona të tjerë të pranishëm për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat